Plagosen në pritë nënë e bir dyshohet nga djali tjetër i familjes

Postuar në 24 Korrik, 2014 15:02

- Një atentat për vrasje është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur nënë e bir, ndërsa autori i krimit dyshohet se është djali tjetër i familjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kir të komunës së Dukagjinit në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ku mësohet se gruas dhe djalit u është bërë pritë nga djali tjetër i familjes.

Si rezultat i atentatit, nënë e bir kanë mbetur të plagosur, ndërsa deri më tani ku raportohen viktima. Rrethanat e atentatit ndaj tyre janë ende të paqarta si dhe identiteti i tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.