Vijon operacioni antikanabis në Tepelenë, në pranga një 40-vjeçar

Postuar në 25 Korrik, 2014 08:07

Në Tepelenë vijojnë operacionët e policisë në luftën ndaj kanabis sativa.  Në operacionin e koduar “Hija e Lisit” që është zhvilluar nga efektivat e Komisariatit të policisë së Tepelenës janë asgjësuar 100 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në kubik gati për tu kultivuar në një parceë të hapur rishtazi në pyllin e fshatit Rabie të komunës Luftinj.
 
Në pranga të policisë ka rënë Fatmir Çaushi 44 vjeç lindur në fshatin Rabie Tepelene, i cili është autor i kultivimit të këtyre fidanëve si dhe pronar sipërfaqes së tokes në këtë pyll.

Gjithashtu gjatë kontrollit në kasollen e tij ku rinte e grumbullonte bimet medicinale iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pushkë model 56, me 10 fishekë të cilat i mbante pa leje. Arrestimi i tij u për veprat penale të kultivim të bimeve narkotike, dhe armbajtie pa leje. Ndërkohë policia e Tepelenës vijon krehjen e territorit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.