Krujë, plagoset me armë 27-vjeçari pranga 2 autorëve, shkak hakmarrja

Një tentativë për vrasje për motive hakmarrje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Luz të Krujës ku një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorët.
Mësohet se i plagosur është, Serjan Zogu, banues i këtij fshati, i cili është nisur më pas drejt spitalit të Fushë-Krujës, dhe pas mjekimit të marrë ka arritur të identifikojë autorët.
Menjëherë policia është vënë në lëvizje ku ka vënë në pranga autorët Arben dhe Shkëlqim Bardhi. Nga hetimet paraprake të policisë bëhet e ditur se në vitin 2010, ka qenë Serjan Zogu i cili ka plagosur Arben Bardhi.
Gjatë hetimeve të kryera nga uniformat blu policia arriti të zbuloje edhe një automjet tip “Golf 2” në afërsi të urës së Gjolës, e cila mendohet se është e autorëve të plagosjes dhe është është përdorur nga ata për të finalizuar këtë atentat.
Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Add new comment