Kukës, vritet 1 person, plagosen 2 të tjerë, dyshohet për kromin

Një konflikt i nisur për pronësinë e një galerie kromi ka agravuar deri në përdorimin e armëve dhe është finalizuar me një të vdekur dhe dy të plagosur.
Muharrem Buzhiqa banor i fshatit Kalimash, pas një debat verbal me shtetasit Arber, Bilbil dhe Ermir Batusha ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të këtyre te fundit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, Ermiri, ndërsa babë e bir, Bilbil dhe Arber Batusha kanë mbetur të plagosur.
Këta të fundit janë dërguar drejt spitalit të Kukësit, ndërsa më pas helikopter në drejtim të Spitalit Ushtarak.
Autori i krimit ka mundur të largohet me shpejtësi në drejtim të pyllit, teksa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij.
Add new comment