Tiranë, kallëzohen 14 persona për vjedhje të energjisë elektrike‏

Postuar në 25 Korrik, 2014 15:13

Plot 14 subjekte, 4 prej tyre biznese privatë dhe 10 familjarë, janë kallëzuar penalisht nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në bashkëpunim me komisariatin e policisë në zonën e Kamzës dhe atë të Sanatoriumit. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, këto persona nuk kishin asnjë kontratë me kompaninë, por furnizoheshin me energji elektrike në mënyrë te paligjshme.
 
Sipas policisë, personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal janë: Lek Ulaj,biznes privat; Muharrem Muja, biznes privat; Liliana Hoxha biznes privat; Alkes Jorxhi biznes privat; Fatjon Qosja familjar; Gazmir Elezi familjar; Jemie Markja familjar; Lavdi Hasmuca familjar; Besnik Haka familjar; Haxhi Pardhaku,familjar; Indrit Ferhati familjar; Elvis Prenga familjar; Bashkim Halilaj familjar.
 
“Me shkelje u gjet edhe një banese pranë kontratës 580557 në Zallmner, me qiraxhi Luan Zhubi, me pronar të banesës jashtë Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
 
Sipas OSHEE gjatë kontrolleve të ushtruara në terren janë konstatuar raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
 
Ndërkaq, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se do të vijojë kontrollet në terren me synimin që t’i japë fund praktikes abuzive të vjedhjes së energjisë elektrike.
   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.