Pyetet drejtori Dorian Çollaku, mohon implikimin në vjedhjen e BSH

Punonjës të tjerë të Bankës së Shqipërisë, dyshohet se janë përfshirë në supervjedhjen e mbi 700 miliard lekëve nga reparti sekret i koduar me shkronjën “X” në Linzë. Mësohet se në 24 orët e fundit, hetimet janë shtrirë jo vetëm tek ish-specialisti Ardian Bitraj dhe përgjegjësia Mimoza Bruzia, por edhe tek Drejtori i Qëndrës së Emisionit, Dorian Çollaku. Ky i fundit sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës ka marrë detyrën në vitin 2011 dhe punësimi i tij është bërë me firmën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Add new comment