Tentativë grabitje në Korçë, pronari përleshet me grabitësit

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:38

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një argjendari në qendër  të qytetit jug-lindor, ndërsa nuk kanë mundur të marrinë gjë. Ngjarja ka ndodhur në tek “Pedaonalja”, përballë Pallatit të Kulturës.

Një nga grabitësit ishte i armatosur me armë tip pistoletë ndërsa tjetri me armë tip automatik. Atja janë përleshur me pronarin e argjendarisë, Roland Topi, ndërsa njëri e nga grabitësit e ka qëlluar me qytën e automatikut.   

Pas përleshjes grabitësit janë larguar me një automjet tip “Benz” dhe mendohet se janë larguar në  drejtim të qytetit të Elbasanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.