Festohet Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falen në bulevard

Postuar në 28 Korrik, 2014 02:15

Pas një muaji agjërim, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Ceremonia e faljes së Bajramit nga besimtarët myslimanë u bë si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bajrami u fal në orën 6:23, duke mbyllur kështu edhe muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Gjithashtu vend falje e Bajramit është bërë edhe në segmentin rrugor të rrugës “Myslym Shyri” që bashkohet me bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i cili shërbeu për faljen e grave.

Në ditën e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë i kanë bërë apel qeverisë për ndërtimin e xhamisë së madhe. Këtij apeli i është bashkuar edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ka kërkuar që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre. Sipas Gurrës, besimtarët myslimanë duan të kenë një vend ky të falen.

Një ditë më parë, Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, uroi besimtarët për festën e Fiter Bajramit, si dhe u lut për viktimat e Gazës duke bërë thirrje për shuarjen e luftës.

Plani i masave për faljen e Bajramit
Namazi i Bajramit u fal në orën 06:23 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti para ish-hotel “Dajtit”. Për të mos cënuar hapësirën publike dhe për të krijuar lehtësi në lëvizjen e qytetarë, Komunitetit Mysliman i Shqipërisë përgatiti një plan masash organizative. Besimtarëve nuk iu desh të merrnin sexhde apo mjete të tjera për të falur namazin pasi e gjithë sipërfaqja ishte e shtruar me material të posacëm.

Nga ana tjetër KMSH në bashkëpunim me Policinë Rrugore ka përgatitur planin e masave për menaxhimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve në kuadër të kësaj feste. Duke filluar nga ora 24:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, pati kufizim të lëvizjes së mjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në pjesën jugore të sheshit “Skënderbej”.

Trotuarët ndërkaq, kanë qenë të lirë për lëvizjen e qytetarëve përgjatë gjithë gjatësisë së tyre duke u kufizuar me vendine faljes së beimtarëve me ndarëse metalike dhe shirit sinjalizues.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.