Vlorë, policia asgjëson 130 rrënjë kanabis sativa, në kërkim autorët

Postuar në 28 Korrik, 2014 11:32

130 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës në  vijimësi të  planit operacional të koduar "Antikanabis" për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.

Efektivët e policisë kanë zbuluar lëndën narkotike  në territorin e fshatit Mazhar, Komuna Kotë dhe pikerisht në vendin e quajtur “Driza e Vreshtës”, ndërsa ishte me lartësi nga 1 - 1.6 metra si dhe ishte kultivuar në 3 parcela të ndryshme në toke publike.

Pasi u bë asgjësimi me djegie i lëndës narkotike materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të hetimeve.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.