Shkodër, i zunë pritë, plagoset me armë zjarri efektivi i policisë.

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Hot të Malësisë së Madhe, teksa dy persona e kanë telefonuar efektivin Kastriot Preçi, duke i thënë se ka një ngjarje në fshatin Hot.
Pasi ai ka zbritur nga makina, dy personat ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me kallashnikov, duke I shkaktuar plagë në zonën e paraprakut. Polici Kastriot Preçi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Add new comment