Territorialja, protesta kundër ndarjes së re në Leskovik dhe Vlorë.

Postuar në 30 Korrik, 2014 05:00

Vijojnë protestat e banorëve në Vlorë dhe Leskovik ndaj ndarjes së re administrative-territoriale. Paraditen e sotme banorët e Leskovikut kanë protestuar kundër reformës territoriale, duke bllokuar aksin Leskovik-Ersekë. Këta banorët kërkojnë që Leskoviku të mbetet njësi më vete.
 
Po kështu, edhe banorët e komunave Brataj, Kote, Sevaster, Vllahinë në Vlorë kundërshtojnë bashkimin me Selenicë, i parashikuar sipas ndarjes së re territoriale.
 
Këta banorë kërkojnë që të gjendjet një pikë e ndërmjetme, pasi sipas tyre Selenica është larg, ndërsa në të kundërt kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.