Vizita e Atit të shenjtë në Shqipëri ja axhenda, fjalim tek Nënë Tereza.

Ndërsa vizita e Papa Françeskut në Shqipëri në 21 shtator është konfirmuar, Kisha Katolike ka publikuar programin zyrtar për këtë vizitë. Imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit ka thënë se për besimtarët katolikë, vizita e Papës është shumë e rëndësishme. “Takimi i Papës me besimtarët do të bëhet në sheshin “Nënë Tereza”. Në prag të vizitës të gjitha dioqezat të angazhuara”, ka thënë Imzot Rrok Mirdita.
Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka thënë se pas pritjes në Presidencë, Papa do të mbajë fjalim.
Axhenda e vizitës së Papës në Shqipëri
7.30 NISJA me avion nga Aeroporti i Roma Fiumiciono-s për Tiranë
9.00 MBËRRITJA në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës
Pritja zyrtare
9.30: CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në oborrin e Presidencës
VIZITË KORTEZIE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
10.00 TAKIM ME AUTORITETET në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë
11.00 MESHA E SHENJTË në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë
LUTJA E ENGJËLLIT TË TËNZOT dhe fjalët e Atit të Shenjtë
13.30 TAKIM DHE DREKË ME IPESHKËVINJTË SHQIPTARË dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike
16.00 TAKIM ME KRERËT E BESIMEVE TË TJERA DHE KOMUNITETEVE TË KRISHTERA në Universitetin Katolik “Nëna e Këshillit të mirë” – Fjalim i Atit të Shenjtë.
17.00 KREMTIM I LUTJES SË MBRËMËSORES me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës – Fjalim i Atit të Shenjtë.
18.30 TAKIM ME FËMIJËT E QËNDRËS BETANIA dhe me një përfaqësi personash të qëndrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania – Fjalim i Atit të Shenjtë.
19.45 CEREMONIA E LARGIMIT në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
20.00 NISJA me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.
21.30 MBËRRITJA në Aeroportin e Roma Ciampino-s.
Add new comment