Protestat në HEC e Polisit, pranga 3 grave, qëlluan me gurë policinë

3 gra janë arrestuar nga policia e Librazhdit pas protestës së një dite më parë në fshatin Polis, kur banorët dolën kundër një firme që po ndërton një HEC. Sipas policisë në flagrancë janë arrestuar Marjeta Shata, 22 vjeçe, Nexhmije Guberi, 40 vjeçe dhe shtetësja Feride Shata, 51 vjeçe, të treja banuese në fshatin Polis, Librazhd.
Ato akuzohen se janë grumbulluar në mënyrë të paligjshme në qendër të fshatit Polis dhe kanë bllokuar rrugën me gurë e goma ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë policia për zhbllokimin e rrugës shtetaset e lart përmendura kanë gjuajtur me sende të forta duke kundërshtuar punonjësit e policisë.
Gjithashtu 8 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas banorëve të këtij fshati HEC-i që do të ndërtohet, pritet të privojë banorët e zonës nga uji që ata përdorin për ujitjen e tokave. Protestuesit gjatë ditës së djeshme janë përplasur fizikisht me policinë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një polic.
Add new comment