Vlorë, kapen 38 klandestinë afrikanë, kontroll dhe për Ebolan.

Postuar në 12 Gusht, 2014 11:20

Tridhjetë e tetë klandestinë afrikanë të ardhur nga Eritrea dhe Siria janë ndaluar në Vlorë. Pas ndalimit,  pesë prej tyre u janë ushtruar edhe kontrollle mjekësore, pasi kanë shfaqur simptoma, si diarre dhe dehidratim, duke i bërë specialistët të dyshojnë edhe për virusin Ebola. 

Pesë klandestinët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, ndërsa pas vizitës mjekësore rezultoi se ishin të dehitratuar. Afrikanët, të cilët kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë në rrugë tokësore nga malet e Greqisë, kishin kaluar një javë pa ushqim dhe pa ujë, çka ka sjellë dehidratimin e tyre dhe shenja debulese të thkesuar.

Pas mjekimit, ushqyerjes dhe trajtimit të specializuar, për të pesta rastet u morën analizat dhe u çuan në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe ISHP.
 
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Vlorë u njoftuan edhe autoritetet e Shëndetit Publik Vlorë dhe Tiranë si dhe Spitali Rajonal Vlorë.
 
38 klandestinët, mes tyre gra dhe fëmijë u kapën në kuadër të operacionit “Tranzit 2” në orët e para të mëngjesit në fshatin Dukat dhe Nartë.
 
Sakaq, policia shoqëroi si të dyshuar për trafikimin e personave, Muarrem Salias, 61 vjeç dhe Luftar Bajrami, 43 vjeç si dhe janë sekuestruar 2 automjete tip fugona me targa AA 877 0S dhe AA458DN, me të cilët transportoheshin klandestinët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.