Luftonte në Siri, vritet në Aleppo 24-vjeçari nga Librazhdi.

Një tjetër shqiptar është vrarë në luftimet në Siri. Ndërsa beteja për Aleppon ka një javë që ka nisur, 24 vjeçari nga Librazhdi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Ende nuk dihet emri i viktimës, por emri i luftës ishte ‘Ebu Derda esh Shami’. Foto të shqiptarit të vrarë janë shpërndarë nga shokët në rrjete sociale.
Mësohet se i riu nga Librazhdi arsimin e mesëm e ka bërë në kryeqytet, ndërsa studimet e larta në Arabinë Saudite.
Emri i tij ka këtë kuptim: I biri i Derdasë nga Shami, (Sham quhet zona që përmbledh Palsetinen, Sirine, Irakun, Libanin dhe Jordaninë)
Add new comment