Fier, arrestohet 37-vjeçari, kërkohej për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e Fierit ka vënë në pranga natën e së premtes, me qëllim ekstradimi, shtetasin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar Elton Andon Ceku. Elton Ceku, 37 vjeç dhe me banim në Fier është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes në një operacion të mirëorganizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Arrestimi i shtetasit në fjalë u krye me motivacion ekstradimin pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Distriktit të Massachusetts (SHBA) më datë 07.06.2012 për veprën penale “Mbajtje me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Add new comment