Vrasja e të riut në Dhërmi, merret në mbrojtje dëshmitarja kyçe.

Dorina Sako, pastruesja e lokalit “Shija e detit” ku u torturua për vdekje kamarieri Denis Vyshka është marrë në mbrojtje nga policia e Vlorës. Dy efektivë të policisë janë vënë me shërbim 24 orë në dhomën e spitalit, ku po qëndron e shtruar për të marrë mjekim shtetësja Dorina Sako. Kjo e fundit për prokurorinë dhe policinë e Vlorës është dëshmitarja kyç, që ka parë torturimin e 28-vjeçarit si dhe njëherësh ajo është një nga personat e dëmtuar nga tre të arrestuarit Altin Imeraj, Erviz Zylaj dhe Miklon Zymeraj.
Add new comment