Korçë,arrestohet i 10-ti, përfituan 2 mln euro me anë të mashtrimit.

Strukturat e Krimit Ekonomik Korçë kanë arritur të arrestojnë personin e 10-të të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese të kompanive të tyre, kanë përfituar deri në 2 milionë euro nga pagesa e TVSH-së.
Nga blutë e Korçës ësht vënë në pranga 45-vjeçari Gramoz Sejati, i cili ishte shpallur në kërkim nga policía e kryeqytetit pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për arrestimin e tij.
Sejati dhe 9 personat e tjerë akuzohen për falsifikim të dokumentave, fshehja të të ardhurave, mashtrimi dhe krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin.
Nga policia e Korçës bëhet e ditur se 45-vjeçari i është dorëzuar Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Tiranë.
Lidhur me veprat e mësipërme, Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar përgjatë muajve Qershor – Korrik të këtij viti ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për 9 shtetas.
Sipas hetimeve mësohet se, 10 përfaqësuesit e bizneseve, kanë krijuar skema mashtruese të kompanive të tyre, duke hapur dhe mbyllur përfaqësitë e tyre në biznes, me qëllim përfitimin nga pagesa e TVSH-së.
Ndërkaq, janë ekzekutuar vendimet penale të Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:
Henri Derani, 31 vjeç. u ndalua nga policia në datë 15.07.2014.
Arjan Karaj,41 vjeç,lindurdhe banues ne Selitë tëTiranës. U ndalua nga policia në datë 29.06.2014.
Marjon Gjerazi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. U ndalua nga policia në datë 15.07.2014.
Evangelos Mantas, 68 vjeç, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi greke. U ndalua nga policia në datë 18.07.2014.
Arjan Beraj, 19 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. U ndalua nga policia në datë 04.08.2014.
Estref Dedja, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. U ndalua nga policia më datë 06.08.2014
Për shtetaset E.L. dhe A.K. si dhe shtetasin E. B. 39 vjeç, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” po për të njëjtat vepra penale.
Add new comment