Skandali seksual, Veliaj: Fëmijët e denoncueses janë marrë në mbrojtje.

Postuar në 20 Gusht, 2014 08:08

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka bërë të ditur se shteti ka marrë kujdestarinë për 4 fëmijët e denoncueses E.G., duke i strehuar ata në shtëpinë e fëmijës në Sarandë.

Veliaj ka garantuar se po jepet ndihma e duhur për 4 fëmijët dhe vecanerisht për të miturën 14-vjeçare që u përfshi në skandalin seksual ku Agron Cane i kërkonte mamasë së saj E.G që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën.

“Qeveria dënon ata që abuzojnë dhe nuk i fut në qeveri ashtu siç bën opozita”- është shprehur Veliaj duke theksuar se asnjë zyrë tjetër, përveç Zyrës së Punës, nuk është zyrë punësimi.

Deklaratat e ministrit Veliaj janë bërë nga qyteti bregdetar i Vlorës ku po merr pjesë në një takim në kuadër të turit  “Fondi i nxitjes së punësimit, një histori suksesi.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.