Tomor, bagëtitë theren në natyrë mbetjet lihen në ambiente të hapura

Postuar në 22 Gusht, 2014 09:58

Qindra qytetarë i drejtohen malit të Tomorit për pelegrinazh gjatë këtyre ditëve, duke kryer edhe rritet përkatëse, siç është një prej tyre therja e bagëtive. Por edhe ky rit lë pas pasojat e tij. Në pamjet e siguruara nga “A1 Report” duket një “pirg” më të brendshmet e bagëtive të therura, të lëna në ambiente të hapura. Kjo situatë përsëritet çdo vit gjatë festës në Teqenë e Kulmakut të “Abaz Aliut” në malin e Tomorit.
 
Edhe pse, ka patur rikonstruksion të thertores, për të cilën pelegrinët paguajnë 2 mijë lekë për çdo bagëti të therur, këto mbetje nuk largohen asnjëherë sipas pelegrinëve të përhershëm. Mbetjet e bagëtive të therura grumbullohen dhe groposen, por gjatë kohës që qëndrojnë jashtë, bëhen shkak për erë të keqe madje, mund të kthehet edhe në rrezik infeksionesh.
Të bërit kuban një bagëti dhe ndezja e qirinjve janë ritet fetare që kryejnë pelegrinët e mbërritur në malin e Tomorit.
 
Data 21 gusht ka shënuar nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorit në Qarkun e Beratit. Në Teqenë e Kulmakut janë ngjitur me qindra qytetarë, të cilët kanë vendosur çadrat ku edhe do të akomodohen.
 
Numri i pelegrinëve pritet të rritet në ditët në vijim, pasi marrin pjesë jo vetëm besimtarë shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët falen në “malin e shenjtë” për dashuri, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre.
 
Ditët e shenjta të besimtarëve kulmojnë në 23-24 gusht, ndërsa pritet të vazhdojë deri në datën 25 të këtij muaji.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.