Korçë, makina përplaset me autobusin, plagoset një person

Postuar në 23 Gusht, 2014 06:41

KORCE- Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec pranë fshatit Bulgarec. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së autobusit me një automjet me targa greke. Sipas policisë të mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes mësohet se automjeti me targa YHN2476 me drejtues P.M 42 vjeç është përplasur me autobusin e linjës Tiranë-Selanik me targa NIY 6157, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit shtetasi me iniciale I.B 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë devijimi nga rruga i autobusit si pasojë e çarjes së gomës në pjesën e pasme duke e përplasur në pjesën e përparme automjetin tip “Nissan”, por fatmirësisht personat që udhëtonin në automjet nuk ka kanë pësuar dëmtime.

Ndërkaq i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Blutë e Korçës po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.