Dita IV e aksionit për energjinë.

Postuar në 31 Tetor, 2014 14:01

TIRANE - Njëzet e gjashtë persona janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme për lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Në ditën e katërt të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim më Policinë e Shtetit, janë ndërprerë 372 lidhje të energjisë të vënë në mënyrë të paligjshme.

Nga të arrestuarit, 18 janë pronarë biznesesh të cilët vidhnin energjinë për aktivitetin e subjekteve të tyre.

Në një konferencë për mediat mbrëmjen e së Premtes, këshilltari për mediat i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Florion Serjani tha se 19 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e vjedhjes së energjisë.

Sakaq, drejtori i OSHEE për qarkun e Tiranës, Elton Kristo i bëri thirrje debitorëve të energjisë të paguajnë energjinë e pashlyer dhe të rilidhin kontratat me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai bëri apel gjithashtu që të mos ketë tentativa të rilidhjes së energjisë elektrike pas ndërprerjes që i bëhet nga operatorët e OSHEE dhe Policia e Shtetit në terren.

Durrës
4 persona të arrestuar, 2 në kërim
Fier
1 personi arrestuar
Berat
3 persona të arrestuar, 1 në kërkim
Elbasan
2 persona të arrestuar, 1 në kërkim
Shkodër
1 person i arrestuar, 6 në kërkim
Lezhe
2 persona të arrestuar, 1 në kërkim
Vlorë
1 person në kërkim
Dibër
1 person në kerkim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.