U arrestua për vjedhje energjie. Detyrim paraqitje për Brovinën
TIRANË - Tre ditë pasi u arrestua për vjedhje të energjisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Bujar Brovinën, anëtar në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe ish-drejtor i Qytetit Studenti. Të njëjtën masë sigurie ka kërkuar edhe Prokuroria.
Bujar Brovina i zgjedhuri i Lulzim Bashës në Këshillin Kombëtar të PD-së u arrestua këtë të enjte, pasi iu gjetën tre lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në vilën e tij 3 katëshe.
Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e Shtetit evidentuan lidhjet e jashtëligjshme në banesën e Brovinës në Qytet Studenti i cili njëherësh ka qenë për 8 vite drejtor i Qytet Studentit.
Arrestimi i Brovinës ka shkaktuar edhe reagimin e Partisë Demokratike e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm. Ndërkohë përmes një deklarate ditën e sotme, deputeti i PD, Kletis Kruja i cili shprehet se sipas procesverbali, humbjet në rrjet janë në masën 1.16 përqind dhe kjo nuk duhet ta mbajë në burg Brovinën.
Deklarata e Kletis Krujës ka sjellë edhe reagimin e OSHEE-së e cila shprehet se nga dy kontrata në banesën e Brovinës në total abuzohej me 2300 kw në muaj.
Add new comment