Shkodër, atentat me kallashnikov 25 vjeçarit në derë të shtëpisë.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/7965_cache-210-150-strict-131260_5_0.jpg?itok=AqzZzxu3)
Një 25 vjeçar është ekzekutuar në një pritë të armatosur pranë banesës tij në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në lagjen “Mëhallë e Re” në qytetin verior, ku viktimë ka mbetur Indrit Halili 25 vjeç.
Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri automatiku tip kallashnikov në drejtim të 25 vjeçarit në momentin që ky i fundit po dilte nga një lokal për tu drejtuar tek banesa e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira.
Deri më tani janë të paqarta rrethanat dhe identiteti i autorit të vrasjes. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 25 vjeçari nuk ishte person me precedentë penalë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sipas asaj që raportohet nga të dhënat paraprake, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja kallashnikovi. Sipas burimeve viktima Indrit Halili ka qënë shofer i ish-kyetarit të Komunës Rrethina, Kleves Muja.
Blutë e Shkodrës, kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për të bërë të mundur arrestimin e autorit, efektivët policor të Shkodrës, kanë ngritur postblloqe të shumta në qytetin verior.
Add new comment