Durrës, aksidentohet reperi Noizy ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Postuar në 06 Nëntor, 2014 14:04

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është aksidentuar mbrëmjen e sotme me automjetin e tij në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, teksa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

Këngëtari Noizy është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.