ILDKPI padit gjyqtarin e prokurorin. Akuza e korrupsionit,fshehje pasurie.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8832_cache-210-166-strict-121310_5_1.jpg?itok=QhHhLtRe)
ILDKPI ka nisur kallëzim penal ndaj Qani Hasa, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
Nga kontrolli i plotë i deklaratave të pasurisë të subjekteve, këta dy persona në bashkëpunim më njeri-tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Sipas ILDKPI si gjyqtari dhe prokurori kanë bërë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private.
Madje gjyqtari Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.
Në akuzën e ngritur nga ILDKPI ata akuzohen për veprat penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv.
Add new comment