Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën 22-vjeçari, plagosen 2 të tjerë

Postuar në 16 Nëntor, 2014 09:36

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të mbikalimit të Shtiqnit ne Kukës, pjesë e Rrugës Kombit.

Automjeti tip "Benz" me targa AA045 DZ pasi ka humbur kontrollin per shkak të shpjetësisë dhe lageshtirës në këtë segment ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. 

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Vasil Zef Lleshi, 22-vjec nga Mirdita si dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë te cilët janë dërguar në spitalin e Kukësit.

Efektivët e policisë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Automjeti me të cilin po udhëtonte 22-vjeçari po udhëtonte në drejtim të Kosovës  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.