Lezhë, arrestohet kreu i Shoqatës së Jetimëve, i vuri flakën zyrës

Postuar në 22 Nëntor, 2014 04:23

Policia e Lezhës ka arrestuar kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të këtij qyteti. Në pranga ka rënë Ndoc Lulaj, pasi sipas policisë ky i fundit është autori i zjarrvënies së zyrës së kësaj shoqate ditën e djeshme.

Sipas bluve të Lezhës, Lulaj i vendosi  dje zjarrin zyrës së Shoqatës së Jetimëve për të djegur dokumentet.Nuk dihen ende arsyet se përse Lulaj ka vendosur të djegë dokumentet e kësaj shoqate, ndërkohë që vijojnë hetimet e policisë lidhur me këtë ngjarje.

Zyra e Shoqatës së Jetimëve në Lezhë, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati, u përfshi ditën e djeshme nga flakët, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Ishte ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve të cilët neutralizuan flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.