Lezhë, 3 të armatosur e me maska grabisin 13 mln lekë në një banesë
Banesa e shtetasit, Kol Gega, në fshatin Kallmet të Lezhes ka rënë pre e tre grabitësve të armatosur mbrëmjen sotme. Agresorët të maskuar kanë hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi prej 1 milionë lekësh t ë reja, 2 mij ë eurosh dhe një aparat celular.
Sipas familjarëve, grabitësit nuk kanë mundur t’i njohin, ndërsa saktësojnë se hajdutët nuk kanë ushtruar dhunë.
Në momentin e grabitjes në banesë ndodheshin vetëm kryefamiljari me bashkëshorten e tij dhe nënën, teksa fëmijët ndodhen në emigracion.
Maskat janë larguar në drejtim të paditur më një automjet ngjyrë të bardhë që sipas burimeve pranë policisë së Lezhës ka qenë e pajisur me fenelinë policie për të shmangur kontrollet.
Blutë e Lezhës janë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
“Me datë 26.11.2014, ora 18.30, në fshatin Kallmet i Madh, Lezhë është grabitur banesa e shtetasit Kol Gega, ku tre persona me maska dhe uniforme policie kane marrë 10 milionë lekë të vjetra, 2000 euro dhe një celular. Kanë qenë me një makinë me ngjyre të bardhe dhe me fenelina policie. Shërbimet e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve. Nuk është ushtruar dhunë ndaj familjarëve në banesë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.
Mësohet se edhe tre net më parë disa persona që dyshohet të jenë të njëjtët tentuan ta grabisin këtë banesë.
Add new comment