Firmoset marrëveshja, Shqipëria grant 17.8 milionë euro nga BE.

Postuar në 27 Nëntor, 2014 07:55

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha firmosi sot një marrëveshje me Bashkimin Europian, ku Shqipërisë i jepet një grant prej 17.8 milionë euro për shtatë projektesh. Në ambientet e MIE, u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit IPA 2013, me menaxhim të decentralizuar. Marrëveshja u firmos për palën shqiptare nga ana e Ministres së Integrimit Europian, dhe për palën evropiane nga Yngve Engstroem, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Në fjalën e rastit ministja Gjosha e vlerësoi marrëveshjen me BE si një një tjetër hap konkret në fushën e integrimit që tregon se Shqipëria po i afrohet Europës, duke ofruar siguri dhe efiçiencë administrative. “Ne sot konkretizojmë një sukses, një arritje të madhe për vendin që dëshmon qartë besimin e Brukselit zyrtar te institucionet shqiptare. Projektet do të zbatohen në fusha ku Shqipëria ka vërtet nevojë për ndërhyrje dhe asistencë ndaj, për ne marrëveshja e sotme merr një rëndësi akoma edhe më të madhe ”, u shpreh Gjosha. Në vijim ajo shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të konkretizuar të gjitha reformat e nevojshme për procesin e integrimit evropian, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi. Për herë të parë, këto projekte do të menaxhohen dhe zbatohen nga vetë strukturat shqiptare të ngritura për këtë qëllim. Më 25 mars 2014, Komisioni Europian miratoi Vendimin C(2014) 1890 që i jep Shqipërisë kompetencat e menaxhimit, për të realizuar zbatimin e decentralizuar të Programeve vjetore në kuadrin e komponentit IPA “Asistenca e Tranzicionit dhe Mbështetja Institucionale”. Shtatë projektet e programit janë të grupuara në 5 sektorë: Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme Bujqësia dhe Zhvillimi Rural Reforma në Administratën Publike Punësimi dhe përfshirja Sociale 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.