Itali, shkatërrohet rrjeti, pranga 4 shqiptarëve për prostitucion
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë për shfrytëzim prostitucioni ku në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, banda e shfrytëzimit ushtronte aktivitetin e tyre në Padova të Italisë. Deri më tani nuk bëhen të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, ndërsa mësohet se grupi kriminal arrinte të siguronte deri në 3 mijë euro nga aktiviteti i tyre i jashtëligjshëm.
Hetimet për zbulimin dhe arrestimin e shqiptarëve si dhe shkatërrimin e rrjetit të prostitucionit ka zgjatur rreth 6 muaj. Gjithashtu, vijojnë hetimet lidhur me zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë bandë.
Add new comment