Greqi, pranga 39-vjeçares shqiptare ...3.5 kg heroinë të pastër në trup!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9702_cache-210-150-strict-147981.jpg?itok=59m_BWsF)
Një 39-vjeçare shqiptare ka rënë në pranga të policisë greke, ndërsa akuzohet për trafikun e lëndëve narkotike.
Policia helene arrestoi 39-vjeçaren në flagrancë disa minuta pasi zbriti nga autobusi i linjes Stamboll-Selanik.
Asaj iu gjetën të fshehura në trup 3.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit, heroinë, e paketuar ne 5 pako hermetike, si dhe 1500 euro kesh, të perfituara prej trafikut të paligjshëm të lendës narkotike.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 39-vjeçarja ishte pjesë e një organizate që importonte heroinë nga Turqia dhe e tregtonte atë neëtregun grek të narkotikeve.
Policia greke thotë se shqiptarja ishte korriere e organizatës. Ajo sipas tyre e kishte kryer këtë rruge edhe disa herë të tjera.
Add new comment