Vjedhja e energjisë, 9 në pranga 5 persona shpallen në kërkim.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 18:06

Nëntë persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. 102 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, kanë zhvilluar edhe sot kontrolle në terren në mbarë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
 
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 17 autorë. Ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 3 persona.
 
“Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici - OSHEE në 1 667 raste. Si dhe janë ndërprerë 1.114 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 93 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, thuhet në njoftimin e policisë.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.