Ristani: Kohë të këqija po kalojmë Rama i vendosur ta bëjë më keq.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 16:54

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Mzez, ku një i ri humbi jetën dhe babai i tij u plagos pasi ranë në kontakt me korrentin, ka reaguar deputeti i PD, Arben Ristani. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se 26-vjeçari po rilidhte energjinë e ndërprerë, për të çuar energji elektrike në banesën e tij. Ristani akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë se “janë te vendosur ta bëjnë edhe më keq” situatën në vend. Ndërsa thotë se qytetarët duhet të zbatojnë ligjin, Ristani shprehet se “së pari ata meritojnë një shtet të drejtë dhe shërbime dinjitoze”.

“Disa te vetëvrare për shkak te pushimit arbitrar nga puna, te tjera jete te humbura për te çuar drite te fëmijët dhe pleqtë ne shtëpi. I fundit djaloshi 26 vjeçar sot ne Mezez, vdiq pasi ra ne kontakt me rrymën elektrike, duke tentuar te çoje korrent ne familje.
Kohe te këqija po kalojmë.
Rama dhe rilindja e tij mashtruese janë te vendosur ta bëjnë edhe me keq.
Bashkatdhetarët e mi, ne duhet ta zbatojmë ligjin, por ne meritojmë një shtet te drejte dhe qe i do shtetarët e tij, qe përpiqet t'ju siguroje pune, strehim dhe shërbime dinjitoze, një shtet qe te hedh dorën ne qafe dhe te drejton ne rrugën e duhur te zhvillimit. Ne duhet një ore e me pare te ndalojmë dhunën e pashpirt te antinjeriut dhe bandës se tij. Mashtrimi, padrejtësia, mungesa e dashurisë për njeri-tjetrin nuk duhet te zërë rrënjë midis nesh”, shkruan deputeti Ristani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.