Korçë, arkivol hekuri në varrezat e qytetit... me letra për Allahun.
Një arkivol hekuri është gjetur nga policia në varrezat e qytetit të Korçës. Në fillim u dyshua se brenda tij kishte lëndë plasëse, por nga hetimet rezultoi se kishte disa sende pa vlerë. Sipas policisë pas kontrollit brenda në arkivol kishte letra me shkrime fetare.
Arkivoli ishte futur në një gropë të hapur më parë. Në vendin e ngjarjes është prokurori i rrethit dhe policia, e ndërsa pavarësisht se brenda arkivolit nuk kishte lëndë shpërthyese lidhur me dinamikën e ngjarjes vazhdojnë hetimet.
Add new comment