122 drejtues vendorë debitorë ndaj OSHEE-së

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 09:28

Nga 385 drejtues të njësive vendore, bashki apo komuna që janë kontrolluar nga OSHEE, ka rezultuar se 122 prej tyre janë debitorë dhe kanë detyrime të pashlyera energjie.

Ky fakt tronditës që thellon skandalin me energjinë elektrike, është bërë publik nga OSHEE. Por këto nuk janë detyrime të njësive apo institucioneve publike që ata drejtojnë, por fatura private të të zgjedhurve lokalë. 

OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë për 83 nga këta zyrtarë, dhe e ka rilidhur më pas për 43 prej tyre pasi kanë shlyer detyrimet. 

Operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike, u ka bërë thirrje sërish të zgjedhurve vendorë që të shlyejnë pagesat e energjisë,  duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë prej tyre, dhe për ata që nuk bëjnë pagesat do të kërkojë shkarkimin nga postet.

Ky është një skandal që tregon se si është menaxhuar prej vitesh kjo sistemi energjetik, që ka lejuar që njerëz të zgjedhur me pushtet, të cilët drejtojnë institucione të shtetit, të mos shlyejnë detyrimet për energjinë që konsumojnë. 

/Shekulli Online/E.H./

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.