Operacion antiterrorizëm në Europë
Pas Francës dhe Belgjikës operacionet antiterror janë shtrirë edhe në Gjermani. Pas vrajses së dy xhihadistëve dhe prangosjes së një të treti në një qytet lindor të Belgjikës, autoritete belge janë vendosur në gjendje maksimale alarmi pasi dyshohet se dhjetra të tjerë janë në arrati.
Disa prej tyre mendohet se kanë kaluar në Gjermani. Kjo ka bërë që antiterrori gjerman të nisë një operacion të gjërë për kapjen e tyre.
Mbi 200 efektivë të policisë gjermane vërshuan orët e para të ditës së premte në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë dhe përreth kryeqytetit Berlin.
Forcat e rendit kanë vënë në pranga liderin e një grupi islamik që mendohet se po përgatiste ndërmarrjen e një sulmi në Siri. Bashkë me të është arrestuar edhe njeriu përgjegjës për financat e celulës.
Sipas policisë, të ndaluarit dyshohet të kenë rekrutuar luftëtarë e të kenë siguruar para për xhihadistët e shtetit islamik. Njëri prej të arrestuarve, i identifikuar në shtyp vetëm si Ismet D. Është një 41-vjeçar me origjinë turke. Nuk të dhëna megjithatë, që grupi i drejtuar prej tij të ketë qenë duke përgatitur sulme brenda Gjermanisë.
Identitetet e të kërkuarve dhe të dy të vrarëve nuk bëhen ende publike, ndërsa besohet se të tre ata po përgatiteshin për të kryer një sulm terrorist në Belgjikë.
Sipas mediave belge, grupi xhihadist do të merrte peng një polic ose gjyqtar dhe më pas do t’i priste kokën e videon do ta bënte publike.
Ndërkohë, CNN ka lëshuar alarmin se në Europë janë mbi 20 celula terroriste të gatshme për t’u aktivizuar në çdo kohë dhe të ndërmarrin sulme edhe më tragjike se ato të kryera në Paris javën e kaluar.
/ Top Channel
Add new comment