Atentat drejtorit të burgut të Fushë-Krujës. Shpërthen bomba me telekomandim, plagoset rëndë Arben Suloj

Postuar në 19 Janar, 2015 05:22

Automjeti i drejtorit të burgut të Fushë- Krujës ka shpërthyer mëngjesin e të hënës teksa ndodhej në lëvizje. Shpërthimi ndodhi pak pasi Arben Suloj ishte futur me automjet në territorin e portit detar nga hyrja nr.2 për të shkuar në vendin e punës. 

Pas shperthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe eshte perplasur me nje shtylle te sinjalistikes dhe rrethimin e portit. 46-vjeçari eshte demtuar ne gjymtyret e poshtme dhe pjesen e kolones. Pas nderhyrjes ne Durres, ai eshte derguar drejt spitalit te traumes ne Tirane, per ndihme me te specializuar.

Sipas drejtuesve te spitalit te Durresit, Suloj eshte jashte rrezikut per jeten. Burime policore e lidhin ngjarjen me nje akt kriminal per shkak te detyres.  Hetimet jane perqendruar ne kete piste duke e lidhur dhe me masat e marra per venien rregull brenda ambjenteve te burgut te Fushe-Krujes, masa qe duket se kane lene dhe te pakenaqur mes te burgosurve. Nga shkalla e demtimit te mjetit rezulton se eshte perdorur nje sasi e vogel eksplozivi per te kanosur me jete drejtorin e burgut, nje oficer ne karriere ne rradhet e policise se Durresit qe ne fillim te viteve '90. 

Dyshohet se mjetit mund t’i jete vendosur sasia e eksplozivit nje dite me pare, ndersa autori ka zgjedhur ta kryeje shperthimin e telekomanduar pak pasi automjeti tip 'Opel' eshte futur ne port, siç bente zakonisht, per te shmangur trafikun e renduar te mengjesit ne Durres.

Kjo eshte bomba e trete e telekomanduar qe shperthen brenda pak diteve ne zonen e Durresit. Shenjestra e pare ishte Ardian Trota, nje person me precedent penal, nga Kukesi qe shpetoi i plagosur nga shperthimi shume i forte. Pas atentatit qe u be ndaj tij, ai u arrestua per shkak se kishte thyer vendimin per arrestim shtepie dhene per vjedhje te energjise elektrike. 

Të dielën pasdite, rreth ores 17 e 30 minuta shpertheu bomba e dyte ne zonen e Durresit. Shenjeshta e ishte automjeti i nje 37-vjeçari emigrant ne Angli. Pas atentatit te pare policia nisi nje seri aksionesh kontrolli dhe mbremjen e se shtunes njoftoi se arrestoi disa persona qe mbanin e pergatisnin bomba te telekomanduara per atentate. 

Kater persona u arrestuan naten e se shtunes per trafik te lendeve eksplozive, ndersa u sekuestruan tre bomba me lende eksplozive C4 te montuara me celular jane sekuestruar naten e kaluar në qytetin e Durrësit, se bashku me mjete te tjera per prodhimin e ketyre minave, si nastro, tela elektrike, kaccavida, telefona celulare. Ata jane Febjus Dauti, 31 vjeç, Dashnor Dumani 30 vjeç, Asllan Plaku dhe Bledar Plaku, perkatesisht 24 dhe 31 vjeç. 

Ndersa atentatet e tjera beheshin ndaj personave me precedente ne të kaluaren, bomba qe shperthehu ne automjetin e drejtorit te burgut te Fushe-Krujes eshte nje goditje direkte per shtetin. Ne institucionin qe drejtohet nga drejtori i plagosur vuajne denimin emra shume te njohur dhe te rrezikshem te botes se krimit. Nderkohe qe hetimet e policise per kete atentat jane te peqendruara te shkaqet e detyres.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.