Mustafa akuzon deputetët e opozitës për dyfytyrësi: Më 19 janar votuan kundër ligjit, pro falimentit
Mustafa shkruan në profilin e tij në Facebook se këta deputetë, dy ditë më parë votuan për likuidimin e Trepçës dhe ishin të gatshëm që atë t’ua falnin kreditorëve nga Serbia dhe Greqia.
“Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar 2015 votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate, e cila e çonte Trepçën në likuidim. Këta që dje thërrisnin ‘Trepça është e jona’ dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook. / Top Channel
Add new comment