Stuhia në Vlorë, mblidhet Shtabi i Emergjencave
Reshjet e shumta të shiut të rëna në orët e mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës kanë krijuar probleme të mëdha në rrethin e Vlorës.
Reshjet kanë rritur ndjeshëm prurjet në Lumin e Vjosës, që rrezikon të dalë nga shtrati. Më problematike paraqitet situata në Urën e Mifolit ku rrezikohen katër banesa.
Për të vlerësuar situatën u mblodh paraditen e së shtunës Shtabi i Emergjencave Civile, ku parësore ishte shmangja e tragjedive.
Përveç përmbytjeve, reshjet e shumta dhe era e fortë e natës së premte shkaktoi edhe një sërë defektesh teknike në rrjetin elektrik e për pasojë disa zona mbeten pa energji për disa orë.
Situatë e rënduar në furnizimin me energji elektrike ishte edhe në rrethin e Lushnjes ku stuhia dëmtoi të 28 fidrat e furnizimit. Grupet e punës të OSHEE kanë riparuar 25 prej tyre duke rikthyer energjinë në pjesën më të madhe të rrethit dhe po vijon puna për riparimin edhe të 3 fidrave të tjerë. / Top Channel
Add new comment