Prezantohet si ministër i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi: Do të kem në fokus punësimin

Paraditen e së hënës u prezantua Blendi Klosi si ministër i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ish-ministri Erion Veliaj, pasi prezantoi rezultatet e institucionit që ai drejtoi deri para pak kohësh, theksoi se puna e mirë do të vijojë nën lidershipin e Klosit.
Klosi deklaroi: “Erion Veliaj dhe stafi i tij ka bërë një punë të palodhur dhe largpamëse në drejtimin e kësaj ministrie dhe unë do të vazhdoj me reformat e nisura”.
Ministri premtoi se në fokusin e tij do të jetë punësimi.
“Do të kemi në fokus punën. Punësimi i të rinjve është i domosdoshëm. Duhet të gjejmë hapësira të reja punësimi”, tha Blendi Klosi.
/ Top Channel
Add new comment