Vetëdorëzohet njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjeve në Thumanë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3649_vertdorezohet.jpg?itok=G0A31GXj)
Besnik Kora, njëri prej tre vëllezërve Kora të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 5 qershor në Thumanë të Krujës, është vetëdorëzuar këtë të martë në policinë e Lezhës.
Vëllezërit Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora, së bashku me të atin e tyre, Gurali Kora ekzekutuan me armë zjarri shtetasti Fran e Arben Çeku, atë e bir, përkatësisht 79 dhe 44 vjeç, si dhe nipin e tyre, 20-vjeçarin Enea Rama, ndërsa e plagosur mbeti shtetasja Luçie Çeku, 65 vjeç.
Babai i tre vëllezërve u dorëzua më herët në duart e uniformave blu, duke marrë përsipër autorësinë e vrasjes së trefishtë. Por grupi hetimor ngre dyshime për versionin e tij, pasi në ngjarje janë përdorur dy armë zjarri, një pistoletë dhe një automatik.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 qershor dhe shkak besohet se ka qenë një sherr i çastit mes palëve.
/ Top Channel
Add new comment