Veliaj: Nuk kam ambicie partiake, do të merrem vetëm me Tiranën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3826_veliaj_15.jpg?itok=TjQf0aZM)
Kandidati i mazhorancës së majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me sipërmarrësit, deklaroi se në mandatin e tij të parë do ta kthejë kryeqytetin në normalitet, duke punuar gjithë kohën për të dhe jo për ambicie partiake.
“Deri në vitin 2011, shërbimet publike funksiononin mirë dhe mandati i ardhshëm do ta kthejë në normalitet Bashkinë. Nuk kam ambicie partiake dhe do të merrem vetëm me punët e Tiranës. E theksoj se do të jem me kohë të plotë në dispozicion të bashkisë”, u shpreh Veliaj.
Më tej, Veliaj përsëriti se do të auditojë punën e Bashkisë në 4 vitet e fundit: “Do të vendosim një standard: kush kapet me shkelje, do të dënohet. Nuk do të zbatojmë kontratat e minutës së fundit”.
/ Top Channel
Add new comment