Kryebashkiaku “vetsakrifikohet” për qytetarët

Postuar në 30 Korrik, 2011 07:21

Disa media qeveritare folën për takimet që kryebashkiaku i ri Lulzim Basha bëri me qytetarët të premten e shkuar, dhe nënvizuan me pompë faktin, që ai është takuar me dy mijë syresh. Në një shkrim të vetin në gazetën Tema, Altin Ketro na tregon se është ngacmuar në mënyrë kureshtare nga ky lajm, dhe është ulur e ka bërë ca veprime shumë të thjeshta aritmetikore, të cilat mund t’i bëjë një nxënës i klasave fillore. Çfarë ka rezultuar? Ka rezultuar që dy mijë banorë të shumëzuar me 15 sekonda (kaq e ka llogaritur kohën e takimit që Basha ka bërë me një qytetar; kuptohet, 15 sekonda nuk mjaftojnë as për të dhënë dorën e për të shkëmbyer frazat rutinore në rrethana ngjatjetimi, por Ketro e mban me hatër Bashën, dhe rrjedhimisht supozon se kryebashkiaku riosh e rishtar është në gjendje të takohet, të përshëndoshet, të ulet, të bisedojë, të dëgjojë hallin, e t’i japë zgjidhje këtij halli brenda 15 sekondash) bëjnë pesëqind minuta; nëpërmjet një pjesëtimi me 60 (kaq janë minutat që ka një orë) gjejmë se pesëqind minuta bëjnë 8,3 orë. E kështu del, që takimet e filluara në orën 18:00 të datës  27.07.2011 të kenë përfunduar në orën 02:00 (të mëngjesit) të datës  28.07.2011.

Mirëpo kronika jonë politike nuk e ka regjistruar lajmin, sipas të cilit Lulzim Basha na paska qëndruar në zyrë deri në të gdhirë të së shtunës. Asnjë reporter, gjithashtu, nuk ka parë qytetarë të kenë dalë nga dyert e bashkisë pas mesnate.

E gjithë kjo “kokëçarje matematikore” e Krekos vlen për për t’na thënë një gjë: ca lajme duhen marrë si qyfyre. Pikë.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Te lumte z.Kreko,ja vlen te krekosesh per kendveshtrimin.Edhe gjate fushates te tilla te dhena ne percilleshin nepermjet mediave.Kur je sherbetor,s'ke c'ben,cdo gje qe thote pronari do ta shumezosh me shumfish,por gjithmone sipas nje llogjike te pranueshme genjeshtare,jo ne te tilla kufij,se me pas i bie qe te na shkoj neper mend,meqenese ate dite s'kemi kaluar para bashkise,qe ne ate takim kane qene vetem te filmuarit apo te fotografuarit,plus edhe kameramanet me gazetaret,te me falin idiote si produkt universitar fitimprures i servilizmit murdochian,qe me tymnajen e vazhdueshme po na mbulojne qartesimin e ciklonit qe po vjen per te mos arritur ne masa vetmbrojtese.Fatkeqesia e sherbetoreve,e medias dhe e jona,qe i qemtojme dhe ne perfundim s'i besojme kujt pervec nderkometareve.Rrofshin thashethemet se te vertetat na duken si shpifje.Ndoshta ndonje dite do te degjojme qe u "mbars bashkia dha na polli nje mal,dhe kur u mbars mali na polli nje kryebashkiak"...S'ke c'i ben,do ta durojme edhe kete "foshnje" demokratike per kater vjet,nuk jane shume,pasi kemi kaluar dhe me keq...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.