Valixhja e drurit e Ballës dhe ajo prej enkeliti e Zhejit

Postuar në 01 Gusht, 2011 03:06

Gazetari Sokol Balla, në kolumnën Antishqiptari në revistën Mapo të para dy numrash, ka folur ndër të tjera për ata që duan të prishin Piramidën, të cilët ai i ka klasifikuar si të “valixhes së drurit”. Për të shigjetuar Sali Berishën ai ka zgjedhur të përdorë këtë analogji për të përshkruar jo vetëm një pjesë të elitës politike të ardhur në Tiranë nga periferitë. Ai ka përmendur furgonat e rretheve që nisen diku në brinjë të Piramidës dhe te ky shemrim ka futur edhe atë frustrimin e të ardhurve rishtas që duan “të përdhunojnë” Tiranën që dkur i bënte të vuante për komplekset provinciale. Pak ditë më vonë, pa e përmendur drejtpërdrejt, Artur Zheji, editorialist i MAPO-s tjetër, gazetë e përditshme, ka reaguar duke vënë përballë valixhedrunjtëve të periferisë valixheenkelitët e qendrës. Zheji ka sjellë një shembull që, siç thotë, edhe atë vetë e pat lënë prishaqef; një histori të një autoktoni tiranas i cili përshkruante me po kaq pështjelli të ardhurit e djeshëm, “këmbëpalarët e jugut”. Zheji ka vazhduar me logjikën e tij të elitave të vetëshpallura duke qenë ndoshta ndër të parët njerëz të medias që i ka hapur kapakun e rëndë një debati që deri më tash është zhvilluar njëkahshëm dhe ka patur në sy të stuhisë dyndjet veriore të pas ’90-tës. Sqarimi i guximshëm i Zhejit se kjo elitë e sotme vjen nga një fluks dyndjesh të pas ’44-ës, shtresëzimi i së cilës mund të marrë pa drojë etiketën parveny, duket se e vendos debatin në dy shina.

La.Al.

Comments

Submitted by Skerdian Meta (not verified) on

Ky zheji qe e etiketon piramiden si pucer ne Tirane,, eshte vete nje pucerr e madhe ne Shqiperi... ka denigruar vetem ne nje batutaxhi te rendomte.. pa llogjike a integritet human,,, nje propogandues plehre i haduteve ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.