ACR mundohet të përçajë grevistët e Bulqizës

Postuar në 23 Gusht, 2011 02:55

Minatorët e Bulqizës rinisën protestat para zyrave të ACR-së për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit e firmës kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes me minatorët, por pa praninë e presidentit të Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj.

Që prej mëngjesit të sotëm, minatorët janë vendosur para portave kryesore të ACR-së, ku janë vendosur forca të shumta policore. Minatorët deklarojnë se, nëse sot nuk realizohet marrëveshja, ata do t'i rikthehen grevës së urisë. Administratori i ACR-së, Giga Bedineishvili, u ka dërguar dje një letër minatorëve, ku u ka shpjeguar se firma merr përsipër sigurimin e kushteve më të mira në punë, transparencën e investimeve dhe rritjen e pagës me 20 për qind. Ndërkohë, ai nuk merr përsipër të paguajë minatorët për ditët e protestave dhe grevës së urisë. Këto kushte nuk janë pranuar nga minatorët, të cilët kanë shtuar se marrëveshja nuk nënshkruhet pa Kol Nikollajn.

Ndërkohë, kreu i Konfederatës, duke reaguar pas pengimit të tij për t'iu bashkuar minatorëve tha për mikrofonin e televizionit “Ora news” se "minatorët kërkojnë marrëveshje ligjore dhe institucionale. ACR-ja kërkon përçarjen e minatorëve, nuk pranon të ulet në negociata. Ministri i Punës dhe Inspektoriati i Punës duhet të ndërhyjnë në këtë situatë".

E.Z. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.