Më efektiv leximi në letër apo on-line i gazetës?
Arthur D. Santana, Randall Livingstone dhe Yoon Cho, të Universitetit të Oregonit, kanë prezantuar në konferencën vjetore të Shoqatës së Arsimimit në Gazetari dhe Komunikim Masiv një studim rreth efektivitetit të leximit të gazetës në versionet letër dhe on-line (http://img.slate.com/media/66/MediumMatters.pdf).
Duke parë prirjen e lexuesve të gazetave për të zëvendësuar versionin e shtypur në letër me atë të publikuar on-line, ekipi i studiuesve përzgjodhi 25 lexues të versionit letër të gazetës “New York Times” dhe 20 të versionit on-line, për të regjistruar diferencat mes tyre (mosha mesatare e të intervistuarve ishte 22 vjeç). Në përfundim të studimit, u arrit në konkluzionin se njerzit që e lexojnë gazetën në versionin e shtypur në letër i kujtojnë më mirë artikujt se ata që lexojnë versionin on-line.
Sipas studiuesve, format dinamike të paraqitjes on-line të artikujve të gazetave, të perfeksionuara në 10 vjetët e fundit, ende nuk kanë arritur t’i bëjnë artikujt on-line më mbresëlënës se binjakët e tyre të paraqitur në versionin e shtypur në letër.
E.Z.
Comments
Treni eshte nisur. Po ecen
Treni eshte nisur. Po ecen dhe po e shton shpejtesine dalengadale por gjithmone duke e rritur. Ne kete tren kane hypur te gjitha botimet (librat dhe gazetat) on line. Kam vite qe nuk kam blere nje gazete dhe gazeten e lexoj dit-per dit.
You know what I mean.
On-line,po ku ta gjejme
On-line,po ku ta gjejme "on-line-n"?
Add new comment