Berisha, Rama, Gaddafi, Hoxha dhe Pipa

Postuar në 25 Gusht, 2011 03:46

Në fund të fjalës që mbajti dje në prani të kabinetit të vet qeveritar, kryeministri Berisha tha: “Për ne shqiptarët, askush nuk e ndjen më shumë këtë fitore [të rebelëve kundër Gaddafi-t], pasi diktatori Enver Hoxha është në distancë diktatori më i egër dhe më gjakësor pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaj dhe është shpallur Hitleri i dytë. Kështu që çdo shqiptar e shpall fitoren e Tripolit si një fitore të madhe. [Por] lidhur me pjesën tjetër të editorialit [të Edi Ramës] nuk kam ndonjë koment. Unë do t’i këshilloja rivalit apo publicistit Rama, që të lexojë veprën e Arshi Pipës, ku ka dy vargje në fund për Enver Hoxhën, të cilat unë këtu nuk mund t’i citoj.”

Për kureshtarët, vargjet e Arshi Pipës, të cilat Berisha pati turp t’i citonte janë: Stalinuç i Shqipërisë/ paç harram qumësht e sisë/ paç mallkimin e një nëme/ pizeveng, doç i sat’ëme.

Nuk kuptohet mirë, megjithatë, kapërcimi nga rënia e Tripolit dhe editoriali i Ramës tek ca vargje denoncuese të Arshi Pipës në versionin e një bejtexhiu në adresë të diktatorit Hoxha.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.