Grevë e përgjithshme për ndryshimin e kushtetutës dhe sistemit fiskal

Postuar në 25 Gusht, 2011 04:46

Kur opozita nuk është e aftë të imponojë ndryshime, shoqëria civile del në vijën e parë të frontit të luftës për ndryshim. Kjo ka ndodhur në Kili, ku një lëvizje rinore ka më se katër muaj që proteston për ndryshimin e sistemit arsimor në vafor të shtresave të varfëra. Dhe dje, lëvizjes rinore iu bashkuan edhe sindikatat, të cilat të grupuara në organizatën sindikaliste ombrellë CDU, filluan një grevë të përgjithshme 48-orëshe me dy kërkesa kryesore përveç asaj të reformës arsimore: Ndryshimin e kushtetutës dhe sistemit fiskal.

Sipas sindikalistëve, kushtetuta dhe sistemit fiskal aktual favorizojnë shpërndarjen e njëanshme të begatisë që është krijuar në këtë vend në dy dekadat e fundit. Kili është vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Amerikën latine në këto dy dekada (mesatarisht 6.1% në vit). Si rrezultat i pakënaqësisë së përgjithshme, kuotat e aprovimit në publik të presidentit aktual të Kilit kanë rënë në nivelin 26% - më i ulti për një president që kur atje u vendos demokracia.

Greva e përgjithshme 48-orëshe e filluar dje është e para në Kili pas rënies së regjitmit të gjeneralit Pinochet. Gjatë protestave të dhunshme që shoqëruan grevën dje, u arrestuan 348 protestues dhe u lënduan me dhjetra. Gjithsesi, nuk pati asnjë të plagosur ose të vrarë me armë zjarri. Vetëm gjatë diktaturës së gjeneralit Pinochet qëllohej me plumba kundër protestuesve.  

E.Z. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.