WikiLeaks: Ambasada amerikane komenton hipokrizinë e Berishës ndaj ish-të persekutuarve
Disa kabllogramë të ambasadës amerikane në Tiranë, të publikuara nga WikiLeaks, u pasqyruan dje të përkthyera në shqip në top-channel.tv, gazetatema.net, shekulli.com.al, etj. (disa prej tyre janë të listuara më poshtë). Këtu po publikojmë një koment të ambasadës amerikane rreth premtimeve të qeverisë Berisha për të persekutuarit nga Komunizmi, bërë në një kabllogram që i dërgonte Departamentit të Shtetit të datës 17 maj 2006.
“Megjithëse qeveria shqiptare ka premtuar një rehabilitim të të persekutuarve nga Komunizmi dhe ka pranuar në parim t’u paguaj atyre kompensim financiar, gjasat janë të vogla që ajo të ketë mjetet për ta bërë reahbilitimin dhe kompensimin në nivelin e kërkuar nga Shoqata e të Persekuturave. Për më tepër, qeveria duket se nuk do të impenjohet për publikimin e fakteve dhe dokumenteve që do të hidhnin dritë të plotë mbi dëmet që shkaktoi Komunizmi. Që të arrihet kjo, duhen hapur arkivat sekrete shtetërore që kanë mbetur deri më sot të mbyllura dhe që pak njerëz shpresojnë të hapen ndonjëherë, kur dihet se shumë ish-komunistë kanë prominencë në klasën politike shqiptare, duke përfshirë dhe Kryeministrin aktual.”
E.Z.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=217678&ref=fp
http://www.gazetatema.net/web/?p=38065
http://www.gazetatema.net/web/?p=38102
http://www.gazetatema.net/web/?p=38113
http://www.gazetatema.net/web/?p=38125
http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/08/27/wikileaks-tha...
Add new comment